Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar mazhorancën për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se “Edi Rama dhe qeveria e tij janë turpi i Shqipërisë”, ndërsa pretendon se gjatë qeverisjes së tij janë larguar apo dënuar qindra zyrtarë të lartë për vepra të rënda penale.

Ai akuzon qeverinë se ka lejuar përhapjen e trafikut të drogës dhe se institucionet shtetërore janë përfshirë, sipas tij, në veprimtari kriminale.

Salianji përmend edhe arrestimet dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke deklaruar se sipas tij problematika ka prekur nivelet më të larta të pushtetit. Më tej, Salianji pretendon se krimi nuk është më jashtë institucioneve, por është bërë pjesë e tyre.

Postimi i plotë;
Edi Rama dhe qeveria e tij janë turpi i Shqipërisë!
390 zyrtarë të lartë të larguar e të dënuar për vepra të rënda penale. Nga prostitucioni te krimi i organizuar, nga trafiku te hajdutëritë ordinere.
Një qeveri që e kanabizoi vendin me plan dhe më pas krijoi infrastrukturën për trafikun e kokainës dhe heroinës.
Dy zëvendëskryeministra të arrestuar. Ministra.Kryebashkiakë. Bashkëpunëtorë të afërt dhe sot drejtuesja e SHISH duke shkaterruar institucionet e sigurise kombëtare!
Një qeveri ku krimi nuk është më jashtë shtetit. Është brenda tij, i është dorëzuar krimit për të luftuar qytetarët!
Rama ka ndërtuar një vend ku krimi nuk kërkon më të ndikojë te pushteti por gjithë pushteti i është dorëzuar krimit.
Qeverisjen Edi Rama ia ka deleguar krimit përmes Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Ron Yefet @co. Sot qeverisja e tij është e faktuar si më e korruptuara ne Evropë!
E ndërsa Shqipëria zbrazet, Rama vazhdon të mburret ne USA se është lart!
Thuajse 1 milion shqiptarë janë larguar.
Mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë ngrenë flamurin shqiptar lart me punën, dijen dhe suksesin e tyre. Ndërsa këtu, në vendin e tyre, një profesionist duhet të marrë leje, të kalojë pengesa dhe të përkulet para njerëzve të krimit të veshur me pushtet për të nisur çdo lloj pune!
Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët.
Kjo është Shqipëria që ndërtoi Edi Rama.
Prandaj Edi Rama dhe qeveria e tij janë turpi i Shqipërisë.
Duhet të largohen një orë e më parë.
Jo për një parti por për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb