TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story” në News 24 kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe  për marrëdhënien e Shqipërisë  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-anëtari i Këshillit kombëtar të PD Edvin Kulluri i ftuar në “Real Story” në News  24 hodhi akuza për kryeministrin Rama dhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas tij, të dy liderët, kanë probleme në lidershipin dhe servilosen ndaj të huajve. Ai u ndal edhe tek sulmet e kryeministrit Rama të bërë ndaj mediave, ndërsa shtoi se etiketimet si “kazan” janë  krejtësisht të padrejta.

“Situata me PD sot është komike, pasi problemi është lidershipi, që nuk ka një ide të qartë në çështjet që mbart. Ky është një problem serioz, se këta e kanë hallin te halli i vet. Nuk e ka fajin SHBA për djegien e mandateve dhe bojkotit. Nuk mendoj se ka faj “Zëri i Amerikës”, që Rama e quan “kazan”. Ajo që bën Rama është akoma më keq se ajo që bën Basha. Rama bëhet shumë servil, kur vijnë raportet e DASH, që kanë qenë sterr”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: