Mbrëmjen e sotme vijon protesta e 64-të radhazi përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Ndërsa fjalimet nga foltorja e protestës vazhdojnë, vëmendje të veçantë kanë marrë mesazhet e bashkatdhetarëve nga diaspora.

Një e re e ardhur nga Suedia ka marrë fjalën përpara turmës së mbledhur, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje dhe uniteti nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.

Fjala e të resë nga Suedia para protestuesve:

“Edhe ne jashtë Shqipërisë jemi me ju me zemër, të gjithë, gjithmonë! Jemi shqiptarë, jemi një komb! Vazhdoni, mos u dorëzoni!

Unë jam e lindur dhe e rritur në Suedi, por me zemër jam këtu! Jemi një komb! Edi Rama, ti nuk je shqiptar, Shqipëria nuk shitet! Ky flamur kuqezi na bashkon të gjithëve! Kurrë mos u dorëzoni!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb