Ka përfunduar me marrjen e dy çmimeve më të rëndësishme mbyllja e Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare, që u zhvillua për dy net me radhë në qytetin e Elbasanit.

Mes 11 qyteteve dhe trevave shqipfolëse, që morën pjesë në këtë festival, që ishin grupet e këngës popullore të: Tiranës,Elbasanit,Korçës,Këlcyrës,Krujës,Fierit, Lushnjes, Beratit, Kavajës, Ulqinit dhe Gjakovës, muzika dhe tingujt e këngëve të vjetra qytetare beratase arritën të rrëmbenin zemrat e spektatorëve që nuk reshtën duartrokitjet në sallë.
Nën drejtimin e Drejtorit të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat, Arben Qafa, performanca e grupit popullor të Beratit ishte madhështore dhe pas dy netësh interpretim grupi i Beratit u vlerësua me çmimin e parë “Isuf Myzyri” të këtij festivali, ndërkohë që këngëtarja e njohur beratase Ludmilla Baballëku u vlerësua me çmimin “këngëtarja më e mirë e Festivalit” dhe me çmimi inkurajues “Instrumentisti i Vogël” u vlerësua Uesli Stasa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I përbërë nga këngëtarët: Petrit Berisha, Ludmilla Baballëku, Naun Teta, Santiljano Berisha, Floresha Debinja dhe instrumentistët: Florenc Qafa, Albi Kadena, Mehmet Topi, Arianit Qafa, Altin Nuka, Elver Nuka, Lutfi Leçi, Uesli Stasa, grupi i këngës popullore beratase interpretoi në këtë festival një larmi këngësh të hershme popullore beratase, qe ende edhe sot mbeten “mit” në zhanrin e tyre, jo vetëm për shkak të muzikës tradicionale beratase por edhe për shkak të përmbajtjes së tyre. Kujtojmë se një vit më parë, në Edicionit e 16-të të këtij Festivali, grupi i këngës popullore qytetare beratase u vlerësua me çmimin e tretë “Muharrem Gurra”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb