STOKHOLM– “Ne do t’iu nderojmë si informatorin më të rëndësishëm të kohës sonë”, – tha Hege Newth Nouri, kryetarja e bordit të akademisë “Bjornson” teksa i dorëzoi çmimin për lirinë e fjalës ish-kontraktorit të shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden. Vlera e Çmimit të Bjornsonit është 100 000 korona ose 12 000 dollarë.
Në motivacionin e saj, juria tha se “Snowden ka treguar sesi integrimi elektronik i informacionit në botë mund të jetë një kërcënim për integritetin personal dhe gjithashtu mund të përbëjë një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes”.
Gjatë marrjes së çmimit norvegjez të lirisë së fjalës, Edward Snowden tha se nuk kishte asnjë keqardhje për zbulimin e programeve të mbikëqyrjes në masë që e detyruan atë të emigronte.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: