Në Angli vijon të bëjë ende jehonë deklarata e bujshme e Jurgen Klopp, me teknikun gjerman që njoftoi largimin e tij nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Tifozët e kuq janë në ankth për të ardhmen pasi largimi i Klopp pritet të ketë një efekt domino, tani edhe disa titullarë po mendojnë largimin, ikona të këtij klubi si Virgil van Dijk:

Virxhil Van Dijk
Virxhil Van Dijk

“Është e vështirë për t’u pranuar largimi i Klopp. Shoqëria do të ketë një punë të vështirë përpara, këtë e dimë të gjithë. Duhet të zëvendësohet një trajner, një staf, jam shumë kurioz për të kuptuar se çfarë drejtimi do të marrë”, u shpreh Van Dijk një ditë më parë për Daily Mail.

Klopp
Klopp

Kaq ka mjaftuar që mediat dhe opinioni të aludojnë për një largim të mundshëm të Van Dijk. Në Spanjë shkruajnë se Van Dijk mund të jetë një opsion për Realin, me presidentin Perez që do të investonte me kënaqësi për të afruar në Madrid gjigandin holandez. Ancelotti po punon këtë sezon pa Militao dhe Alaba, të dy të dëmtuar, ndërsa drejtuesit nuk po nxitohen për të afruar një qendërmbrojtës të ri. Van Dijk ka një kontratë me Liverpool deri në 2025. Për të qetësuar edhe një herë tifozët ka menduar Jurgen Klopp i cili del garant për të ardhmen e klubit:

Jurgen Klopp
Jurgen Klopp

“Askush nuk duhet të shqetësohet. Ju mund të shkruani çfarë të doni, por klubi është i qëndrueshëm. Gjithçka do të shkojë shumë mirë, jam 100% i sigurt për këtë, lojtarët e duan klubin”, u shpreh Klopp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb