Mbrojtësi i Liverpool, Van Dijk është treguar i ashpër me shokët e skuadrës pas humbjes 2-0 me Everton. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Van Dijk tha se ekipi duhet të ndryshojë qasje, pasi titulli nuk mund të fitohet në këtë mënyrë.

“Nëse luajmë kështu, nuk kemi asnjë shans ta konsiderojmë veten në garën për titull. Të gjithë duhet të shikojnë veten në pasqyrë, nëse vërtetë janë gati të  japin gjithçka për të fituar kampionatin” – tha ai. Liverpool renditet në vendin e dytë të kampionatit me 74 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: