Man.United po gabon ende pa filluar mirë “epoka” Erik Ten Hag. Afrimi i teknikun holandez i mbyll derën përfundimisht një transferimi të mundshëm të Harry Kane. Kapiteni i “tre luanëve” është një fiksim i vjetër i “djajve të kuq”, e kërkuan me ngulm edhe një vit më parë, por sërish me sa duket “bomberi” nuk preferon një kalim në “Old Traford”.

Mund të kishin ndonjë shans nëse i besonin stolin Pochettinos, ish trajnerit të tij, por dhe kjo çështje është e mbyllur.

Sipas Mirror: Harry Kane ka vendosur të qëndroj sërish në Londër, te Tottenham Hotspur, përcaktues për këtë vendim është edhe Antonio Conte.

Expres
Expres

Me italianin në stol, Kane është rikthyer në formë dhe është i bindur se mund të përmirësohet akoma më shumë ndërsa sezonin e ri pritet të nisin një projekt edhe më gjigand me shpresën për të rikthyer Tottenham te trofetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb