Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shprehet se për shkak të pandemisë fluturimet janë në kuotën minimale, vetëm 70 avionë në 24 orë nga 600 avionë që kishte mesatarisht një vit më parë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet një videoje tregon gjendjen e fluturimit në mbarë botën që është kufizuar për shkak të COVID-19.

“Efekti ekstrem negativ që COVID-19 ka pasur mbi aviacionin civil në mbarë botën”, shprehet MIE.

Po ashtu, nëpërmjet videos, MIE tregon situatën aktuale të fluturimeve kryesisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo video tregon situatën aktuale të trafikut ajror në hapësirën shqiptare dhe atë të Maqedonisë së Veriut. Vetëm 70 avionë në 24 orë nga 600 avionë që kishte mesatarisht një vit më parë! Shpresojmë që shumë shpejt të kapërcehet kjo situatë e paprecedent”, shprehet MIE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: