Rreth 54 efektivë të Forcave të Armatosura, forca të zjarrfikëses dhe banorë të zonës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh, në Mirditë.

Pas një aksioni të përqendruar u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, duke shmangur totalisht edhe rrezikun për banesat.

Flakët e zjarrit dogjën rreth 1 ha bimësi në këtë fshat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: