Strukturat e Policisë së Shtetit dhurojnë gjak, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Berat i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq, për të dhuruar gjak.

Drejtori i DVP Durrës Neritan Nallbati dhe Drejtori i DVP Berat Edmond Tarkaj, së bashku me dhjetëra punonjës në varësi të tyre kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Duke iu përgjigjur thirrjes për dhurimin e gjakut, drejtuesit dhe punonjësit e Policisë kanë dëshmuar që krahas angazhimeve të përditshme për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, bëhen pjesë e nismave humanitare që kanë si qëllim mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb