Ish-futbollisti Ervin Bulku, tani në rolin e specialistit, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, analizoi ecurinë e Tiranës në këtë sezon, duke u shprehur:

“Tirana duhet të menaxhohet mirë. Ka pasur skuadrën, por duhet të ruaj qetësinë. Një rezultat negativ gjërat fillojnë zien. Ka meritë edhe drejtuesit dhe ish-trajneri Mema. Ndryshimi është se lojtarët që janë afruar së fundmi në mekato po bëjnë diferencën. Tirana nga ana psikologjike është lart dhe futet me bindjen për të fituar ndeshjen. Jo më kot Tirana i fiton ndeshjet. Arrin t’i dominojë kundërshtarët në të gjitha aspektet.

Të gjithë lojtarët si Muça, Celhaka, Muçi, Ismailgeci, janë lojtarë që e ndjejnë bluzën e Tiranës. Njerëzit që punojnë aty ua kanë shpjeguar mirë. Lojtarët e dinë që Tirana e ka fituar 24 herë titullin. Rezultatet kanë sjellë qetësinë. Kur ka qetësi dhe rezultatet janë pozitive, kjo rregullon atmosferën.

Mund të ketë dhe momente kur rezultati dhe loja nuk shkojnë. Duhet larguar euforia. Është shumë mirë që rinë me këmbë në tokë. Egbo më kujton një ish-trajner të Tiranës, që fitoi një ndeshje 6-0 dhe tha nuk jam i kënaqur”, u shpreh Bulku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb