“Ever Given”, anija gjigande që bllokoi Kanalin e Suezit në mars pas 3 muajsh do të lundrojë përsëri këtë të mërkurë. Sipas autoriteteve Egjipti ka arritur një dakordësi kompensimi me pronarët e saj japonezë.

Mësohet se marrëveshja do të nënshkruhet në një ceremoni në qytetin e Ismailia të Kanalit Suez të mërkurën ndërkohë që nuk bëhen të ditura kushtet me të cilat u arrit ajo, ku Egjipti kërkoi 1 miliard dollar dëmshpërblim për të kompensuar pasojat e bllokimit.

Kujtojmë se anija gjigante e mallrave “Ever Given” bllokoi për 6 ditë Kanalin e Suezit në Egjipt. Për ta lëvizur atë e për të zhbllokuar një nga rrugët ujore me trafikun më të madh detar u nevojit një operacion i gjerë ku mbeti i vdekur edhe një person.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb