Tek Egnatia askush nuk dëshiron të dëgjojë ende fjalën “titull”. Edhe pse skuadra ndodhet vetëm një fi tore larg kurorëzimit kampion, në klub po punohet fort që grupi të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mos bjerë në eufori përpara sfi dës vendimtare ndaj Dinamos këtë të diel. Në Rrogozhinë janë të vetëdijshëm se gjithçka është ende e hapur dhe se një gabim në 90 minutat e fundit mund të shkatërrojë gjithë punën e bërë gjatë sezonit. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit dhe trajneri Nevil Dede kanë insistuar gjatë gjithë javës që skuadra të mbetet plotësisht e përqendruar te ndeshja dhe jo te festimet.
LARG EUFORISË – Brenda kampit rrogozhinas mesazhi ka qenë i qartë: asgjë nuk është fi tuar ende. Nevil Dede po përpiqet ta mbajë ekipin larg çdo lloj tensioni apo entuziazmi të tepruar, duke i kujtuar vazhdimisht grupit se kampionatet fi tohen vetëm pasi mbaron ndeshja e fundit. Trajneri e di mirë se në futboll momentet e euforisë para kohe mund të kthehen shumë shpejt në zhgënjim. Për këtë arsye, gjatë ditëve të fundit është punuar më shumë në aspektin psikologjik të skuadrës, me synimin që lojtarët të hyjnë në fushë me të njëjtin seriozitet dhe uri si në çdo ndeshje tjetër të sezonit. Në Rrogozhinë nuk duan të përsërisin atë që ka ndodhur më herët me skuadra të tjera të kampionatit, të cilat në momente të caktuara dukeshin shumë pranë objektivave të tyre, por nisën të festonin përpara kohe dhe në fund mbetën me duar bosh.
PRECEDENTËT – Pa u përmendur drejtpërdrejt brenda klubit, te Egnatia kanë shërbyer si paralajmërim edhe rastet e Vllaznisë dhe Elbasanit. Të dyja skuadrat në periudha të ndryshme të sezonit krijuan atmosferën e suksesit të sigurt, por më pas u përballën me realitetin e vështirë të fushës. Pikërisht këtë dëshiron të shmangë Egnatia. Në klub nuk ka vend për festë të parakohshme, postime entuziaste apo deklarata triumfi . Ideja është që gjithçka të mbetet e qetë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit ndaj Dinamos. Drejtuesit besojnë se vetëm kështu skuadra mund të ruajë balancën emocionale në një ndeshje ku presioni do të jetë maksimal.
Në fund të fundit, Egnatia e ka gjithçka në dorën e saj, por po aq lehtë mund të humbasë gjithçka nëse humbet përqendrimin. FITORJA JEP SIGURI – Llogaritë janë të thjeshta për rrogozhinasit: vetëm fitorja i bën kampionë pa pasur nevojë të shohin rezultatin e sfi dës tjetër. Çdo rezultat tjetër do të hapte skenarë të rrezikshëm dhe do ta kthente mbylljen e sezonit në një pritje ankthi. Kjo është arsyeja pse në Rrogozhinë nuk duan asnjë shpërqendrim. Pavarësisht pozicionit të favorshëm në renditje, të gjithë në klub janë të bindur se ndeshja me Dinamon do të jetë ndoshta testi më i vështirë i sezonit. Përballë do të jetë një skuadër që në vitet e fundit i ka hapur jo pak probleme Egnatias në ndeshjet për trofe dhe kjo e bën sfi dën edhe më delikate. Pikërisht për këtë arsye, Dede kërkon një ekip të qetë, pragmatik dhe maksimalisht të përqendruar.
