Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetit prej javësh ndodhet në Wuhan të Kinës, për të hetuar origjinën e COVID-19. Teksa kanë përfunduar karantinën, ata kanë dalë në terren për të marrë informacionet e duhura.

Në fillim ata inspektuan tregjet nga ku pretendohet se ka dalë virusi, ndërsa tashmë kanë vizituar laboratorin kryesor të viruseve në Wuhan.

Sipas mediave të huaja ekspertët e OBSH-së kanë qëndruar tri orë në institutin virologjik, nga ku mendohet se e ka fillesën koronavirusi, e cila më pas u shpërnda në të gjithë botën.

“Është tepër misterioze. Shumë pyetje nuk kanë një përgjigje”, ka thënë Tea Fischer, anëtarja daneze e ekipit të OBSH-së.
Raportohet se disa prej ekspertëve i kanë bërë një kërkesë autoriteteve kineze, që t’i japin informacion të bollshëm për të gjitha koronaviruset që janë ruajtur në laborator, për të parë se ndonjëri prej tyre është i ngjashëm me SARS-COVID-2

“Jam i lumtur që përpara na pret një ditë intensive, me plot takime me qytetarët e Wuhanit. Ata do i pyesim për shumëçka”, është shprehur anëtari tjetër i ekipit Peter Dajak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb