KUKËS- Policia e Kukësit ka arrestuar 4 persona dhe ka sekuestruar rreth 25 kg lëndë narkotike. Operacioni “Eklipsi” është zhvilluar më 5 tetor nga specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1- Jetmir Dega, 29 vjeç , banues në Tiranë.
2- Agron Çakrri, 37 vjeç, banues në Tropojë.
3- Sajmir Muça, 38 vjeç, banues në Tropojë.
4- Erlind Pali, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Po kështu u arrestuan edhe dy burra por që pas vendimit të Gjykatës do ndiqen në gjendje të lirë dhe konkretisht:

1- S.M., 53 vjeç, banues në Tropojë.
2- P.M, 47 vjeç, banues në Tropojë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në drejtim të Kukësit, po lëviznin dy automjete, me targa AA 768 MU dhe AA 368 HD, njëra pas tjetrës dhe se në njërin prej automjeteve mund të kishte lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet ku është bërë e mundur ndalimi i automjeteve së bashku me 6 persona.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me targa AA 368 HD, me drejtues mjeti shtetasin Jetmir Dega, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 25 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa – automjetet tip “Fiat”, me targa AA 368 HD, dhe tip “Benz”, me targa AA768 MU .

Më datë 07.10.2016 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për katër persona dhe masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, për dy të tjerët. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: