COVID-19 mbetet makthi më i madh i njerëzimit, një virus që ndryshoi totalisht rrjedhën dhe fatin e shumë njerëzve, përfshi këtu edhe Skënder Gegës. Ish trajneri i Partizanit nuk do të ishte sot pjesë e Kukësit nëse pandemia që solli COVID-19 nuk do të ndërpriste për disa muaj çdo aktivitet sportiv. Gega u largua nga Jordania për tu rikthyer në Shqipëri ku këtë herë gjeti gjuhën e përbashkët me Safet Gjicin për të nisur një bashkëpunim. COVID-19 iu kthye sërish në pengesë, këtë herë nuk bëhej fjalë më për një kontratë sportive por për kontratën më të vështirë të jetës. Për rreth një muaj, Gega luftoj për jetën e tij ku u desh edhe transferimi në Turqi për tu kthyer më pas i shëndetshëm. Kjo është një pjesë që Gega kërkon ta lej pas krahëve dhe tashmë të shijon aventurën e tij në krye të Kukësit me verilindorët që nisën një cikël fantastik me pesë fitore radhazi që i rikthen në garë për titullin kampion. Në një intervistë të veçantë për “Sport News”, në “News24”, dhënë gazetares Enxhi Biba, Gega flet edhe për të ardhmen e tij në krye të Kukësit, për merkaton për favoritë në këtë edicion të Superligës:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb