Shpresat e Tiranës për të festuar me tifozë titullin kampion janë shuar. Klubi bardheblu kërkoi të marrë trofeun e Superligës në vitin jubile 100 vjetorit të themelimit në praninë e një numri të kufizuar personash, kryesisht familjarë të futbollistëve, stafit teknik dhe drjtuesëve.

Maxresdefault
Maxresdefault

Për këtë arsye spostoi ndeshjen e javës së fundit të kampionatit në stadiumin “Air Albania”. Kampionët e Shqipërisë iu drejtuan me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, duke premtuar respektimin distancimit social dhe protokollit sanitar, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Burime pranë klubit të Tiranës bëjnë me dije për “Balkanweb” se shanset që kjo të ndodhë janë afër zeros.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb