Si kurrë më parë Shqipëria sfidon Spanjën, një nga përfaqësueset më të mira në botë, me një brez të artë lojtarësh që luajnë në nivele shumë të larta. “Furitë e kuqe” janë një tabu shume e madhe për kuqezinjtë teksa në 7 përballje nuk kemi arritur kurrë ti marrim qoftë dhe një pikë, na kanë shënuar plot 29 gola dhe vetëm dy herë i kemi shënuar.

Shkëlqim Muça, një personazh i famshëm i futbollit shqiptar, është një nga dy lojtarët e vetëm që e ka provuar kënaqësinë e golit ndaj Spanjës, së bashku me Sokol Kushtën. Në një intervistë ekskluzive për News24, dhënë për Enxhi Bibën, Muça u rikthye pas në kohë duke sjell për tifozët edhe një herë atë sfidë të famshme, golin e tij epik në “Qemal Stafa”.

Muça tregoi se si përgatitej në atë kohë ekipi kombëtarë, paraskenat që zhvilloheshin përpara ndeshjeve të tilla, kushtet ku stërviteshin etj. Nga e kaluara tek e tashmja, Muça analizoi në detaje këtë miqësore përballë iberikëve, si duhet të luaj Shqipëria, a ka frikë se mund të pësojmë ndonjë goleadë? A mundet ti shënojmë sërish Spanjës, kush mund ta bëjë diçka të tillë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb