Ukraina po “poshtëron” Rusinë në fushën e betejës. Kështu ka pretenduar një ekspert ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.
Prof Michael Clarke, ish-drejtor i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), thotë: “Rusët po bëjnë pothuajse çdo gabim taktik që është e mundur të bëhet”.

Duke folur në programin Today të BBC Radio 4, ai shpjegon: “Ato [trupat ruse] duken si forca që ishin krejtësisht të papërgatitura, që nuk kishin menduar se si mund të dukej një fushatë e madhe.

“Ukrainasit po pengojnë përparimin rus në të gjitha zonat dhe madje po kryejnë kundërsulme mjaft efektive tani. Rusët po humbasin shumë pajisje dhe trupa.”
Prof Clarke thotë se Ukraina ka një sistem komandimi dhe kontrolli në fushën e betejës “standard i NATO-s”, i ndërtuar me ndihmën e vendeve të aleancës që nga viti 2014.

Sulmi në një fabrikë të mirëmbajtjes së avionëve në Lviv këtë mëngjes e bën të qartë se rusët po shkojnë drejt infrastrukturës që po mban në ajër avionët ukrainas, thotë ai.

Goditja e qytetit perëndimor vetëm 70 km nga kufiri polak është gjithashtu “një përpjekje për të frikësuar perëndimin që të mos ndihmojë ukrainasit”, shton ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: