Tre artistë nga e njëjta familje kanë ekspozuar këto ditë në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” të Durrësit mbi 120 punime nga krijimtaria e kohëve të fundit.

Dhjetëra tablo të përmasave të vogla dhe një sërë bocetesh në miniaturë i përkasin kryesisht periudhës së pandemisë, duke dëshmuar vitalitetin dhe shpirtin artistik të pjesëtarëve të familjes Llukaçi.

Piktori 82-vjecar Nelo Llukaçi, mjaft i njohur edhe për kontributet e tij në skulpturë, ka risjellë temën e familjes, natyra të qeta dhe peizazhe të qytetit të Durrësit dhe Pogradecit, nga disa këndvështrime.

Romiri, i cili ka ecur në gjurmët e të atit, thotë se në punimet e kësaj ekspozite ka trajtuar “përjetimet e çastit me emocione shpirtërore.”

Romiri i ka shtuar autoportreteve të babait Nelo edhe portretet e punuara prej tij. Ekspozita familjare “E thjeshtë” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” të qytetit bregdetar deri në mesin e muajit shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb