Saimir Rosales Rodriguez, shtetas kolumbian i njohur me nofkën “Kimisti”, është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të vendosur pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për laboratorin e kokainës në Frakull.

Rodriguez konsiderohet një nga figurat kyçe të grupit kriminal të përfshirë në funksionimin e laboratorit të drogës, i zbuluar gjatë një prej operacioneve më të rëndësishme antidrogë në vend.

Sipas autoriteteve, pas goditjes së laboratorit ai ishte larguar nga Shqipëria për t’iu shmangur drejtësisë. Më pas u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi, duke i hapur rrugë procedurave të ekstradimit.

Me mbërritjen në Shqipëri, shtetasi kolumbian do të vuajë dënimin prej 14 vitesh burg, ndërsa dosja e laboratorit të kokainës në Frakull mbetet një nga çështjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb