Ekuadori identifikoi pesë rastet e tij të para të nën-linjës BA.2 të variantit Omicron të COVID-19  në qytetin e Guayaquil, konfirmoi Ministria e Shëndetit Publik.

Në një deklaratë, ministria tha se është njoftuar për rastet nga universitetet që kryejnë sekuencën e koronavirusit, të cilat duhet të konfirmohen nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Shëndetit Publik.

“Ka nisur mbikëqyrja epidemiologjike e kontakteve të personave të identifikuar. Ata po monitorohen nga personeli mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ministria shtoi se në vendet ku është konfirmuar varianti BA.2, “është më ngjitës, por nuk ka asnjë provë që është më vdekjeprurëse”.

“Omicron ”,  po përhapet me shpejtësi në mbarë botën, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron atë shqetësues dhe ka rekomanduar që theksi të vihet në kërkime.

Rastet e variantit BA.2 u konfirmuan në një kohë kur Ekuadori po sheh një rënie në valën e katërt të infeksioneve në mbarë vendin.

Që nga e marta, vendi i Amerikës së Jugut kishte raportuar 850,765 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 25,158 vdekje nga sëmundja, sipas raportit të fundit zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb