Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, ka komentuar ekzekutimin e Gentian Bejtjes në Larushkë.

Lala thekson se atentati ndaj Bejtjas ka qenë i mirëorganizuar. Sipas saj, Gentian Bejtja mund të jetë vrarë për t’ja mbyllur gojën, sepse ai dinte shumë.

“Ndaj Gentjan Bejtjas ka pasur një atentat të organizuar. Shtëpia e tij ishte në një rrugicë qorre. Ai jeton në një vend, ku të gjithë janë të afërm me njëri-tjetrin. Ai ka qenë në banesën e babait të tij dhe kur ka shkuar tek banesa e tij është qëlluar. Makina me të cilën është kryer vrasja është vjedhur në Shkodër. Gentjan Bejtja kur ka parë dy personat e maskuar dhe me kallashnikov ka ikur me vrap, por se është ndjekur dhe është vrarë. Breshëria e plumbave ka qenë shumë e lartë. Para se të ndodhte atentati, zona nuk ka pasur drita dhe energjia është kthyer pas minuta pas ekzekutimit. Bejtja disa herë ka rënë pre e atentateve. Kur iu bë atentat, Bejtja nuk foli për personat që i bënë atentatin. Bejtja mendoj se është vrarë për ato që ai dinte. Gentian Bejtja ka qenë polic burgu dhe nuk ka pasur probleme me ligjin. Por pas njohjes me Enver Stafukën, ai nisi të hyjë në botën e krimit. Kjo i solli probleme Bejtjas. Gentian Bejtja mund të kishte gisht në shumë ngjarje të rënda kriminale. Bejtja dyshohej si personazh që mund të jetë përfshirë në shumë ngjarje të rënda, në fajde etj”, deklaroi gazetarja Lala.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb