Policia ka arrestuar dy persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë.

Në pranga ranë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu. Beqaraj është kushëriri i Ylli Brahimit.

Ndërsa, Ylli Brahimi është i afërt me Ervis Martinajn. Ylli Brahimit i bënë edhe atentat në korrik 2022 pranë banesës në Kurbin.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se të arrestuarit për bashkëpunim në vrasjen e Gentian Bejtjas nuk janë treguar bashkëpunues me hetuesit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb