EL SALVADOR-Burgu salvadorian i Penas Ciudad Barrios është një nga institutet e dënimit më të rrezikshme në botë, aq sa edhe rojet nuk hyjnë në brendësi të ndërtesës, duke lënë vetë të burgosurit të organizojnë jetën brenda, si për ushqimin ashtu edhe për higjenën.

Burgu është ndërtuar për 800 persona, ndërsa tani aty qëndrojnë 2500 të burgosur të cilët vijnë kryesisht nga banda Mara Salvatrucha, e famshme për krimet e saj dhe për tatuazhet që anëtarët e bandës mbulojnë fytyrën dhe trupin.

Në 2013 fotografi londinez Adam Hinton arriti të hyjë në godinë duke arritur të realizojë këto foto të pabesueshme të të burgosurve, të cilat i mblodhi në librin ‘Ms-13’, i cili është publikuar së fundmi nga shtëpia botuese Panos.

Në San Salvador problemi i krimit të organizuar dhe lufta mes bandave ka mbetur e pazgjidhur. Në Gusht, viktimat e dhunës në rrugë kanë arritur një shifër rekord, që pas luftës civile që mbaroi në 1992.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb