Elbasan, në orët e vona të mbrëmjes së Premte dy automjete janë përfshirë në një aksident,  dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë . Aksidenti sipas burimeve zyrtare ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Nuk janë të qarta shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në repartin e kirurgjisë në spitalin e Elbasanit dhe sipas burimeve spitalore gjendja e tyre është e stabilizuar dhe pa rrezik për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb