Kalanderi shihej si arma më e fortë e Tiranës në këtë fazë të katërt, në një kohë kur 6 nga 9 sfidat e fundit do të luajnë në shtëpi, por ky fakt është vetëm në letër pasi bardheblutë nuk e kanë për momentin një shtëpi. “Air Albania” i ka mbyllur dyert, mund të hapet vetëm për derbin e fundit, ndërsa “Selman Stërmasi” nuk ofron kushte të përshtatshme.

Abazaj
Abazaj

Zgjidhja më e mirë në këto kushte është stadiumi “Elbasan Arena”, një fushë që i përshtatet lojës së Tiranës, teksa në dy ndeshjet e fundit kanë marrë 6 pikë në këtë impiant. Lajmi i mirë është se duke nisur nga sfida me Kukësin, Tirana do të ketë në krahë tifozët bardheblu, por sigurisht largësia dita jo e përshtatshme, të hënën, nuk premton shumë.

339317187 596394192176895 8149844881583873703 N
339317187 596394192176895 8149844881583873703 N

Jo vetëm fusha, në këtë fillim faze të katërt trajneri Shehi duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet e mungesat. Përveç Patrik, ndaj Kukësit nuk pritet të jetë i pranishëm as Deliu, një tjetër mungesë me peshë. Edhe në këtë sfidë, Shehit i duhet të përshtatet, teksa pritet të luaj me Abazaj në qendër të sulmit, i mbështetur nga Hasani dhe Haxhiu.

339984989 5567531716685408 487476626606258966 N
339984989 5567531716685408 487476626606258966 N

Për fat të mirë, në këtë pikë të sezonit, Shehi ka në dispozicion “bomberit” e momentit, Florent Hasanin, autor i 14 golave në total, tre në ndeshjen e fundit kundër Erzenit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb