ELBASAN- Një defekt i ndodhur në një nga nënstacionet elektrike në Elbasan, ka lënë pa drita banorët e disa zonave. Defekti është regjistruar në nënstacionin e lagjes “5 maji”, ndërsa brigada e riparimit po punon për defektin.

Si pasojë e defektit ka mbetur pa energji elektrike një pjesë e madhe e qytetit, si dhe qendra spitalore dhe spitali psikiatrik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: