ELBASAN- Mungesa e ujit dhe përpjekjet për ta siguruar atë përmes puseve shkaktoi një tragjedi në fshatin Suram të komunës Labinot në Elbasan. 23-vjeçari Ardian Sinani gjeti vdekjen ndërsa 50-vjecari Isa Bardhi mbeti i asfiksuar.


I pari që hyri në pus ishte i riu Sinani i cili, që në momentet e para, sipas banorëve, mbeti i asfiksuar. Isa bardhi, 50 vjeç, zbriti me litar në pus për të ndihmuar të riun që e gjeti në gjendje mjaft të rëndë.


Ky i fundit nuk iu mbijetoi dot komplikacioneve dhe humbi jetën rrugës për në spital. Me pasoja të rënda ka përfunduar edhe 50-vjeçari Isa Bardhi.


Sakaq mësohet se prej shumë kohësh është ndaluar me ligj hapja e puseve të reja nga ana e fshatarëve, por edhe pastrimi i tyre, pasi si pasojë e mungesës së oksigjenit, në të shumtat e rasteve shkaktohet asfiksi. Sigurimi i ujit përmes puseve është një dukuri masive në Elbasan veçanërisht në zonën e Peqinit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: