ELBASAN

Mbrëmjen e së Dielës qyteti i Elbasanit në prani të kryebashkiakut Gledian Llatja pas numërimit mbrapsht nën zërin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve ndezi njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit duke filluar nga sheshi para portës së Kalasë për të çelur kështu pragun e festave të fundvitit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se atmosfera e krijuar tha kryebashkiaku i ka dhënë qytetit një tjetër dimension mes magjisë se dritave dhe ngjyrave. Qyteti  është veshur me një dekor fantastik që ka ngjallur kudo  atmosferë festive .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo i ka bërë të gjithë të gëzojnë pasi fundviti është periudha më e bukur e vitit ku i madh e i vogël kërkon më të mirën nga vetja dhe ëndërron për gjithçka dëshiron .Gjatë 2019 ,elbasanasit  ishin shembull i shkēlqyer në shumë aspekte, ndaj  ky qytet ndryshe nga shumë të tjerë , këto ditë duket më i gjallë e plot shpresë.

Elbasani po e mbyll 2019 si qyteti më solidar në Shqipëri dhe shpreson se do mbetet i tillë gjithmonë.Ata  janë optimistë dhe entuziastë  dhe tashmë presin me qetësi se si do të jetë e ardhmja e tyre .Elbasanasit  duan që qyteti të jetë më i pastër, më i bukur, më i begatë, me më shumë punë dhe kapitali  njerëzor i tij  të jetë më i vlerësuar.

Nga kjo  fundjavë ky qytet ka marrë  një pamje spektakolare dhe banorëve të tij ju ka ndryshuar humori si me magji. Është koha  për të përcjellë më shumë dashuri dhe të mira te njëri-tjetri.Super atmosfera e krijuar në Elbasan urojmë të përhapet me shpejtësi në të gjitha qytetet shqiptare !

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb