Elbasani është rikthyer në krye të klasifikimit të Kategorisë së Parë, pas triumfit 3-1 ndaj Lushnjës.

Edhe pse skuadra mike ishte ajo që goditi e para me anë të Muratit duke gjetur avantazhin, përgjigja e vendasve nuk vonoi dhe pas barazimit me De Melon, kryevepra e Hasanit i solli përmbysjen në shifra që në pjesën e parë.

Goli i Lleshit në fraksionin e dytë të lojës i dha edhe më shumë qetësi ekipit të drejtuar nga Nevil Dede, që krijoi raste të tjera për të shënuar deri në fund të sfidës, por nuk ia doli më të gjente rrugën e rrjetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: