Ata që kanë qenë të vëmendshëm ndaj pjesëmarrësve në Eurovizionin e këtij viti, duhet të kenë parë se diçka emocionuese duket se pritet të ndodhë me këngëtaret e Eurovizionit 2015.
Siç raporton Wiwiblog, Tamara Kaprelian, Maria Elena Kyriakou, Elina Born dhe Elhaida Dani do të kenë një bashkëpunim dhe do të këndojnë të katërta.

Duke parë profilet e tyre në Instagram, duket se ato kanë shpërndarë të njëjtën foto e cila shkruan: Surprizë…Së shpejti…

Ende nuk ka konfirmim nga këngëtaret se për çfarë surprize bëhet fjalë, por le të shpresojmë se kjo surprizë do të na bëjë të ndihemi krenarë ne shqiptarëve, me përfaqësimin e Danit në Vienë.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb