TIRANE – Këngëtarja Eli Fara është nga ata personazhe publikë që e mbajmë mend njësoj që nga fillimi. Koha për të duket sikur është ndalur. E vetmja gjë që ka ndryshuar është nishani që ka pasur në faqe.

Nëse ju kujtohet Eli Fara në fillimet e saj me siguri e mbani mend nishanin e saj. E ftuar në “Një kat me lart”, këngëtarja ka treguar se cilat ishin arsyet që e shtynë ta hiqte.

“Kur xhiroja klipet me regjisorin Pali Kuke në 1997-ën, ai ishte i pakënaqur me profilin ku kisha nishanin. Sepse nishani filloi të zmadhohej, nuk kishte më bukurinë e fillimit. Që atëherë thashë si do bëj më këtë nishanin, nuk e dua më?!”

Më pas ajo ka vazhduar të tregojë se rastësisht në Maqedoni, kur ishte lufta në Kosovë, takoi një mjek nga Kosova, i cili i tha: “Sa herë të shihja në televizor thosha, sa ta takoj, do t`ia heq këtë nishanin.” Më pas Eli ka pranuar se u bind ta hiqte, pasi mjeku i tregoi që nuk kishte asnjë rrezik, madje sa më parë ta hiqte, aq më mirë. Dhe si përfundim e hoqi me djegie, pasi laseri nuk ekzistonte në atë kohë, në një klinikë në Maqedoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: