TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi i akuzuar për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, patenta e pasaporta, i dënuar për përdhunim në grup si dhe përdorimin e disa emrave kur ishte emigrant në Itali, i ka mbyllur sot përfundimisht hesapet me drejtësinë, duke u dënuar me 60 orë punë në komunitet.

Rroshi nuk dha asnjë prononcim për mediat dhe zgjodhi të hynte nga dera e pasme e gjykatës, ndonëse u ndje disi në siklet kur e pa sallën të mbushur plot me gazetarë e njërëz të interesuar për fatin e tij.

Për të u vendos fillimisht dënimi me 7 muaj e 15 ditë burg, por duke qënë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, gjykata e konvertoi dënimin me 60 orë punë në komunitet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos takohet me asnjë të dënuar.

Përveç akuzave për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit ku fshehu dënimin në Itali me 1 vit e 4 muaj për përdhunim në grup, Prokuroria saktësoi se Rroshi është dëbuar nga tre vende europiane, Italia, Zvicra e Gjermania, por se arsyeja nuk tregohet.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: