Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për largimet masive nga vendi, si të intelektualëve por edhe të të rinjve, ndërsa i kërkoi qeverisë të reflektojë për situatën.

“Ajo që ka ndodhur vitet e fundit është diçka që nuk e ekemi parë më parë. Në vitet e fundit është rrënuar arsimi, është degraduar. Po largohet shumë shtresa e mesme se është edhe shtresa më e prekshme. Paguan 23% të taksave në vend. Të rinjtë po ashtu janë të parët që duan të largohen.

Të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për këtë ikje të madhe. Nuk jemi në luftë, por Shqipëria është në paqe. Duhet punuar në lidhje me këtë gjakderdhje siç do ta quaja unë. Qeveria ta analizojë pse po ikin shqiptarët”,- tha ajo.

E pyetur të vlerësojë ndryshimet e fundit në kabinetin e Ramës, Gjosha u shpreh: “Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve, është fundi i mandatit, s’kanë mbetur më vedime të rëndësishme për të marrë. I ka bërë këto ndryshime për shkak të zgjedhjeve. Në MEPJ ka qënë një figurë jo politike e padukshme. Ndaj edhe është i detyruar të zëvendësojë figurat e tij brenda PS. Nuk mendoj se askush s’ka dhënë dorëheqje, është gjithçka e këkruar nga kryeministri vetë.

E vlerësoj faktin që në MEPJ është një grua, se si mund të jetë zonja Xhaçka është për tu parë se s’ka qënë ndonjëherë në krye të diplomacisë. Për mua jemi drejt fundit, s’kanë çfarë mund të bëjnë ndryshe”.

Sa për vaksinën kundër Covid, Gjosha u shpreh e gatshme ta bëjë atë ndonëse e ka kaluar Covid, por gjithmonë kur t’i vinte radha.

“Kam parë konfuzion si për shifrat ashtu edhe si kudo tjetër që kemi një kryeministër që shkon në SHBA për të marrë vaksinën dhe se pastaj nuk dinte datën kur do vinte. Unë uroj që të vijnë sa më shpejt dhe në një numër më të madh, se 500 mijë doza më duken pak për të frenuar përhapjen. Ne jemi shumë vonë, një pjesë e madhe është prekur nga virusi. Kur të jetë radha ime, patjetër që edhe unë do ta bëj vaksinën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb