KAPSHTICE

Gjatë paradites së sotme ka pasur fluks qytetarësh në dalje të Shqipërisë.
Fluksi ka qenë si pasojë e rregullave të reja që priten të vendosen në datë 17 siç është karantinimi dhe kryerja e testit.

Emigrantët gjatë qëndrimit në tokën shqiptare janë shprehur se kanë qëndruar disa ditë në Shqipëri por tashmë po kthehen në Greqi për shkak të rregullave të reja që priten të vendosen.

Pala shqiptare punon me 2 sportele në dalje dhe 1 në hyrje, ndërsa fluksi vijon dhe pasdite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb