Festat e fundvitit kanë shtuar radhët e gjata në pikat kufitare, teksa shumë shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre në atdhe, duke sfiduar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se gjatë 24 orëve të fundit në Pikën Kufitare të Kapshticës kanë hyrë 406 qytetarë dhe 108 mjete.

Ndërkohë, radhët më të gjata janë në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, ku deri më tani kanë hyrë 2481 persona dhe kanë dalë 2228.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb