Vazhdon marshimi triumfal i Emma Stone drejt Oscarit të saj të parë. Artistja protagoniste e filmit ‘La La Land’, ka cuar në shtëpi, të dielën në mbrëmje, edhe statujën si artistja më mirë gjatë edicionit të 23 të SAG Awards 2017 (Screen Actors Guild).

Cmimi më i rëndësishëm, ai i kastit më të mirë ka shkuar për filmin e Theodore Melfi, ‘E drejta për të numëruar’, me Taraji P.Henson, Octavia Spencer dhe Janelle Monae, që tregon historinë e vërtetë të disa femrave me ngjyrë të cilat ndihmojnë në misionin e parë hapësinor të NASA, falë edhe matematikës.

Asnjë çmim për ‘LA La Land’ dhe ‘Manchester by the Sea’ që ishin shumë favorit në fillim.
Aktori më i mirë protagonist u shpall Denzel Washington për ‘Barrierat’. Aktorët më të mirë jo protagonist janë shpallur Viola Davis (Barriere) dhe Mahershala Ali (Moonlight).

Të shumtë kanë qenë aktorët me ngjyrë që kanë marrë çmime në këtë edicion, një shenjë shumë e fortë kjo, mbi të gjitha në një moment shumë delikat që po kalon SHBA, pas ndalimit nga Trump të refugjatëve dhe emigrantëve mysliman.

Në fakt Mahershala Ali që fitoi si aktori më i mirë jo protagonist për Moonlight, në diskutimin e tij nënvizoi që është mysliman dhe deklaroi që dallimet fetare, madje edhe ato me nënën, nuk janë fare të rëndësishme.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb