Një baba në Pensilvani, i cili kryen tre punë, i tha vajzës së tij se nuk kishte para për t’i blerë fustanin që ajo dëshironte për mbrëmjen e mini maturës.

Gjithsesi ai arriti që ta përballonte më vonë shpenzimin për t’ja blerë.

Kështu kur vajza e tij e vizitoi tek një prej punëve, ai e surprizoi atë me një çantë ku brenda mbante diçka.

Videoja emocionale tregon momentin kur vajza hap çantën dhe brenda saj gjen fustanin e ëndrrave.

Ajo e përqafon të atin dhe fillon të qajë nga lumturia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: