FIER

Një familje në Fier rezultoi të kishte kthyer në laborator droge banesën e tyre në fshatin Mbrostar. Bëhet fjalë për familjen Kapaj dhe saktësisht në pranga kanë përfunduar Qamile Kapaj, 48 vjeçe dhe i biri Angelo Kapaj 22 vjeç.

Në kërkim ndërkohë është kryefamiljari A. Kapaj dhe bashkëpuntori kosovar. Ndërkohë janë proceduar dhe 3 elektricistë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me laboratorin ndërsa në banesë u gjetën 312 rrënjë kanabisi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb