Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e së shtunës së kaluar në Durrës. Një incident në punë i mori jetën punëtorit Genci Spaho, 51 vjeç.
Spaho u aksidentua, ndërsa ishte duke punuar në kantierin e sitit të ri në Spitallë, ku po ndërtohen pallatet për të pastrehët e tërmetit.

51-vjeçari fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, ndërsa më vonë drejt Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se për këtë ngjarje, Drejtoria Vendore e Policisë së qytetit të Durrësit, arrestoi shtetasit Leonart Pule, Enea Xoxi dhe Rauf Kaci për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa ditën e sotme ata janë lënë të lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb