Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë angleze, pasi u kapën me një sasi paundësh, të siguruar nga trafiku i drogës.

Bëhet fjalë për Durim Myrton, 48 vjeç dhe Geni Dragoshin, 34 vjeç, të cilët ishin punësuar si korrierë, ndërkohë që ata u arrestuan në Raglan.

Mediat e huaja raportojnë se ata ishin duke u kthyer për në Uest Midlands pasi morën një pako parash në Cardiff të gjeneruar nga fabrikat e kanabisit. Mësohet se gjykata vendosi ndaj tyre masën e arrestit me burg,

Kujtojmë se në 2018-ën ata ishin dënuar për pastrim parash, vepër penale për të cilën ishin kishin bërë 12 muaj burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb