Janë identifikuar 3 shtetas shqiptarë të kapur në Janinë teksa transportonin 36 kg marijuanë. Operacioni u krye nga policia e Janinës në bashkëpunim me policinë kufitare të Filatit.

Mësohet se në dy automjetet, në njërin prej të cilave u gjet sasia e drogës dhe tjetri ishte shoqërues, janë arrestuar shtetasit Algert Belucaj 37 vjeç si dhe Kevin Rushani e Briken Colaj.

Nga hetimet e deritanishme të policisë greke me atë shqiptare, dyshohet se sasi e drogës ka kaluar nga kufiri i gjelbër i Kakavijës për t’u ngarkuar më pas në njërën nga mjetet, me qëllim futjen ne brendësi të territorit grek.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: