BRITANI E MADHE

Tre të rinj shqiptarë janë burgosur, pasi ata më herët ishin kapur me kokainë me vlerë të lartë pastërtie, e cila nëse shitej në treg do të kapte vlerën e 500 mijë paundëve.

Të rinjtë nga Shqipëria akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por edhe për dokumente të falsifikuara, për shkak se ishin klandestinë në Britaninë e Madhe. Shqiptarët Endri Cena 26 vjeç dhe Denis Markeci, 29 vjeç, kanë pranuar posedimin e kokainës, kurse kishin me vete identitete të rreme, kur u prangosën në dhjetor 2019, shkruajnë mediat në Angli.

Cena është dënuar sot me shtatë vite burg ndërsa Markeci me 5 vite e 8 muaj burg. Dorian Zili, 25 vjeç, për mbajtje të një dokumenti të falsifikuar u dënua me 6 muaj burg.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dorian Zili, 25 vjeç, u përball me një akuzë për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit dhe u dënua me gjashtë muaj burgim nga Gjykata e Bristolit. Të gjithë janë pa adresë të saktë banimi në Angli, pasi ishin në mënyrë ilegale. Markeci po ecte me një “Golf”, kur u arrestua, ndërsa brenda në makinë iu gjet lënda narkotike. Markeci dhe Cena u përpoqën të shpëtojnë nga policia, por asnjëri nuk ia arriti.

Policia ushtroi kontroll në banesat ku qëndronin përkohësisht shqiptarët dhe gjeti dokumente të rreme identiteti, italiane dhe rumune. Në total, oficerët gjetën 6.3 kg kokainë me një vlerë rruge 506,000 paund. Një hetues deklaroi se të tilla krime dëmtojnë rëndë komunitetin. Dy burrat do të dëbohen pas përfundimit të dënimeve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb