Për Emre Can flitet prej kohësh se ka arritur marrëveshjen me Juventusin për t’u bërë lojtar bardhezi sezonin e ardhshëm. Futbollistit që është në fazë rikuperimi i përfundon kontrata në fund të sezonit me Liverpool dhe në “Seria A” do të kalojë me parametra zero.

“Goal.com” shkruan se 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare ku do të përfitojë 5 mln euro dhe bonuse, ndërsa mediat italiane pretendojnë se4 zyrtarizimi i këtij transferimi ka të ngjarë të bëhet pasi Liverpool të ketë luajtur finalen e Ligës së Kampionëve me Real Madridin në Kiev, më 26 maj.

Ai udhëtoi me skuadrën e Jurgen Klopp për në kampin e trajnimit të motit të ngrohtë, në Marbella, të mërkurën, dhe është vendosur të rifillojë trajnimin në Spanjë. Kjo ngre mundësinë që ish-lojtari i Bayern Leverkusen të përfshihet në listë për sfidën Real Madridit, edhe pse duhet të provojë përshtatshmërinë e tij për Klopp, para se të mund të konsiderohet për një vend në stol.

Që kur u bashkua me Liverpool, në vitin 2014, ai ka bërë 166 paraqitje, duke shënuar 14 gola. Emre Can ka qenë subjekt i interesimit të klubeve të shumta, sapo u bë e qartë se një marrëveshje e re në “Anfield” ishte e pamundur. Manchester City, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë bërë të gjitha përpjekjet, por Juventusi duket se e ka fituar garën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: