ITALI- Një tjetër sipërmarrës, i disati në Veneto është vetëvrarë për shkak të vështirësive ekonomike. Viktima është një 31-vjeçar shqiptar, Marvin Proshka, që kishte shkuar në Itali që kur ishte një fëmijë. Ai u gjet pa jetë në kapanonin e kompanisë që drejtonte, i vetëvarur.

Sipas hetuesve nuk ka dyshime, shqiptari kishte vrarë veten nga pamundësia për të dalë nga një sërë vështirësish ekonomike që e kishin shtyrë drejt aktit ekstrem.

imprendiotre-suicida

Të afërm dhe miq të Marvinit kanë shprehur në rrjetet sociale dhimbjen e tyre. 31-vjeçari la pas gruan e tij dhe dy fëmijë të vegjël, 2 dhe 5 vjeç. Proshka ishte rezident në Moreno di Piave në provincën e Trevisos dhe ishte kreu i një sipërmarrjeje, “Promek service”, që merrej me përgatitjen e panaireve, kongreseve dhe eventeve të ndryshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në mbrëmje kur një mik e kishte telefonuar. Pasi nuk kishte marrë përgjigje ai ishte alarmuar dhe kishte mbërritur në kapanonin në rrugën “Maggior Piovesaa”, në Conegliano. Në parking kishte parë makinën “Smart” të bardhë të Marvin. Në brendësi të objektit, trupi i pajetë i sipërmarrësit. Nuk është gjetur asnjë letër lamtumire ku mund të shpjegoheshin motivet e aktit tragjik, por hetuesit, duke folur me bashkëpunëtorët e 31-vjeçarit kanë arritur të evidentojnë vështirësitë ekonomike të biznesit.

biznes media

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, vëllai i tij Mendu Proshka jepte edhe lajmin e hidhur, duke shkruar se dhimbja nuk ka të përshkruar.

“Dje në mbrëmje u nda nga jeta vëllai im Marvin Proshka, Zoti vendosi ta marrë pranë tij. Kjo dhimbje nuk ka të përshkruar”, shkruante ai.

Mendu Proshka fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb