LEZHË

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e ndodhur sot në Lezhë ku mbeti i plagosur një 42-vjeçar. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Aleks Deda, i cili ka marrë plagë në krahë dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës.

Sipas bluzave të bardha, i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se 42-vjeçari i është bërë një atentat. Pak minuta pas ngjarjes është gjetur një automjet duke u djegur në Pllanë, në afërsi të urës së Matit që dyshohet se është i autorëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb