Është emëruar drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Në vendimet  e marra në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave , bëhet me dije se Gjergj Prevazi është emëruar drejtori i ri .

Mes 5 kandidatëve që konkurruan, Ema Andrea, Genc Fuga, Indrit Çobani, Ledion Zoi, Gjergj Prevazi ishte ai që u zgjodh drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli.”

Vendimi:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

-Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: