SHKODRA

Një 29-vjeçar i dënuar me 2.5 vite burg për shitje dhe prodhim droge është arrestuar në Muriqan të Shkodrës.

Kristian Makaj i cili ishte në kërkim në Shqipëri u pikas  në Pikën Kufitare të Muriqanit.

Që në 6 maj të 2019 Gjykata e Apelit të Shkodrës ka dhënë dënimin me 2.5 vite burg për Makajn i cili tashmë duhet të vuajë vendimin ndaj tij në Shqipëri.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Muriqan/Shkodër

Kontrolle të shtuara  për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

Policia Kufitare ka ndaluar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që tentojnë të kryejnë trafiqe të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të detajuar shtetasin Kristian Makaj, 29 vjeç, i cili gjatë përpunimit të  detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e kanë ndaluar këtë shtetas, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb